Gjykata Themelore e Prizrenit shqiptoi dënimin Unik me 18 (tetëmbëdhjetë) vite burgim efektiv
19/06/2017

PRIZREN, 19 qershor 2017 - Gjykata Themelore e Prizrenit  ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale

S.B.nga fshati Brastovc, Komuna e Rahovecit për shkake të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 179 para. 1 nën paragrafi 1.11 dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KP-së, Gjykata i shqiptoi DËNIMIN UNIK  në kohëzgjatje prej 18 (tetëmbëdhjtë) vitesh në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

 Sh.B.nga Prizreni, për shkak të veprës penale lëndim i lehtë trupor nga neni 189 par.5 lidhur me para.2 nënpar.2.1të KP-së, Gjykata i shqiptoi dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve e 6 (gjashtë) muaj në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 22.10.2014 deri më datën 24.08.2016.

 A.A. nga Prizreni, për shkakë të veprës penale të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KP, i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) viteve në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në burgim dhe arrest shtëpiak nga data 01.10.2014 deri më datën 02.06.2016.

Të akuzuarit Gj.B. dhe D.B.nga Prizreni për shkake të veprës penale lëndim i lehtë trupor të kryer në bashkëkryerje nga neni 188 par.2 lidhur me par.1 dhe nenit 31 të KP-së, i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 01.10.2014 deri më datën 25.08.2015

Të akuzuarit, R.A. nga Prizreni, F.A.nga fshati Mushtisht komuna e Suharekës, A.B.nga Prizreni ,N.B. nga Rahoveci ,S.B. ,A.B. , që të dy nga Prizreni ,për shkak të veprës penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 par.2 të KP-së iu shqiptohet secilit dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Ndërsa ndaj të akuzuarëve  me iniciale B.A dhe A.B. që të dy nga Prizreni, LIROHEN nga akuza për shkake se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje për të cilën akuzohen.

Sepse prej datës 26 06.2014 rretë orës 16.00 në Prizren gjegjësisht në lagjen Arbana në rrugën tranzite në afërsi të motelit, Korabi,, me dashje dhe paramendim, i akuzuari S.B. ndërmerr veprim dhe kryen  më shumë se dy vrasje. Në atë mënyrë që gjatë një konflikti fizik në mes tij me pjesëmarrësit tjerë-të pandehurit tjerë të familjes Berisha në njërën anë dhe të pjesëmarrësve –të pandehurve të familjes Avdylaga në anën tjetër, e cila ka rrjedhur si pasojë e mosmarrëveshjes së mëhershme rrethe një kontesti pronësor, ku ditën kritike i pandehuri ishte duke punuar në parcelën kontestuese së bashku me djalin e tij dhe të pandehurit e tjerë të familjes Berisha pasi vërehen duke punuar në vendin kontestues nga ana e të pandehurve të familjes Avdylaga, të njëjtin e njoftojnë  policin të cilët pas pak vijnë në vendin e ngjarjes dhe në prezencë të policisë situata tensionohet nga të pranishmit dhe fillon përleshja fizike ne mes tyre me ç’rast gjatë kësaj përleshje i pandehuri S.B. shtënë me armë zjarri, me ç’rast  nga afërsia qëllon për vdekje dhe e privon nga jeta të ndjerin Q.A. Pas këtij veprimi me të njëjtën revole i pandehuri vazhdon të shtënë, dhe nga një distancë e afërt e qëllon me armë V.A. dhe vazhdon të shtënë me të njëjtën armë në drejtim të I.A. të cilin po ashtu e qëllon me armë duke iu shkaktuar plagë me dëmtime të rënda trupore me rrezikim të jetës dhe pasoja të përhershme trupore.