Njoftim
31/07/2017
Emërohen shtate gjyqtar të rinj për Gjykatën Themelore të Pejës

Pejë, 31 korrik 2017 – Sot gjatë ditës Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, ka dekretuar 53 gjyqtar të rinj për tërë sistemin gjyqësor të Kosovës.

Nga ky numër, shtate gjyqtar do te fillojnë punën ne Gjykatën Themelore në Pejë. Njëri  prej këtyre gjyqtarëve ka qenë bashkëpunëtor profesional në Gjykatën Themelore selia në Pejë, të cilin njehërit  gjykata e falënderon për kontributin disa vjeçar të dhënë për këtë gjykate.

Me emërimin e gjyqtareve të rinjë Gjykata Themelore e Pejës  do të rrit edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Me dekretimin e tyre, momentalisht gjykata numëron 42 gjyqtarë, duke përfshirë edhe degët.

Gjykata Themelore e Pejës gjyqtarëve të zgjedhur ju dëshiron shumë fat në misionin e tyre të ri.

Gjyqtarët e rinjë do të jenë gardian të së drejtës për të gjithë qytetarët e vendit.