Gjykata Themelore e Pejës shpall aktgjykim dënues
11/09/2017
Gjykata Themelore e Pejës shpall aktgjykim dënues

PEJË, 11 Shtator 2017 - Gjykata Themelore e Pejës  pas pranimit të fajësisë në tërësi nga ana e të akuzuarit K.S. nga Peja ka shpall aktgjykim dënues me dënim burgu në kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh, për veprën penale vrasjes në tentativ nga neni 178 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Të akuzuarit koha e kaluar në paraburgim nga data 06.07.2017 e gjerë me datë 11.09.2017 do ti llogaritet në dënimin e shqiptuar.

“I akuzuari është shpall fajtor sepse me dt. 26.06.2017 rreth orës 22:32 min në Pejë, më dashje ka tentuar ta privoje nga jeta viktimën D.M. I pandehuri në natën kritike me viktimën  fillon një fjalosje rreth vëllait të të pandehurit D. ashtu që gjatë fjalosjes i pandehuri nxjerr nga xhepi i tij një thike dhe me të njëjtën e godet viktimën duke i shkaktuar lëndime serioze të cilat në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetën e viktimës”.

 Palët kundër këtij Aktgjykimi kanë të drejtën e ankese në Gjykatën e Apelit