Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
03/10/2017

PRIZREN, 03.10. 2017 - Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i krimeve të rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me inicialet:

I akuzuari i parë me iniciale SH.L. nga fshati Krajk Komuna e Prizrenit, gjykata e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë nga neni 179 parag.1nënp.1.11 të KPRK-së me dashje eventuale dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) vjetëve, dhe veprës penale armëmbajtje pa leje nga neni 374 par.1 të KP dhe dënohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

Gjykata në kuptim të nenit  80 par.1 të KP bëhet bashkimi i dënimeve, ashtu që ndaj të akuzuarit SH.L. gjykata shqiptoi  DËNIMIN UNIK në kohëzgjatje prej 11 (njëmbëdhjetë) vite, në të cilën dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari i dytë me iniciale H.L. nga Prizreni lagja “Tusus” gjykata e ka LRUAR nga akuza e parë për veprën penale të vrasjes së rëndë pasi i njëjti ka vepruar në mbrojtje të nevojshme ndërsa për veprën penale armëmbajtje pa leje dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve  në të cilën dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Ndërsa  ndaj të akuzuarve me iniciale H.L.; I.L dhe SH.L. që të gjithë nga fshati Krajk, Komuna e Prizrenit, të cilët akuzohen për vepër penale  pjesëmarrje në rrahje  nga neni 190 para.1 të KP në përfundim të shqyrtimit gjyqësor prokurori heq dorë nga akuza.

I akuzuari me iniciale SH.L. nga fshati Krajk Komuna e Prizrenit, i cili akuzohet për vepër penale armëmbajtje pa leje nga neni 374 parg.1.të KP-së , me pranimin e fajësisë  në shqyrtimin fillestar, i njëjti dënohet me gjobë në shumën prej 500 (pesëqindë) euro, si dhe dënimin plotësues, konfiskimi i armës automatike të tipit “Type – 54”.

Sepse me datën 31.08.2015, rrethe orës 14.35 minuta, në fshatin Krajk – Komuna e Prizrenit ,me dashje direkt dhe paramendim, ndërmarrin veprim me përdorim të armëve të zjarrit duke e privuar nga jeta vëllain e tyre – tani të ndjerin K.L, në atë mënyrë që si pasoj e mosmarrëveshjeve të mëhershme familjare si dhe konfliktit verbal në mes vete të ditës kritike, lidhur me kalimin e automjeteve të dasmorëve nëpër rrugën e tyre të përbashkët, në një moment fillon konflikti i armatosur në mes të akuzuarve dhe të ndjerit K.L. me ç’rast i ndjeri shtënë në të akuzuarin me armë – pistoletë, duke i plagosur të akuzuarit, në atë moment i akuzuari SH.L. nxjerr pistoletën nga brezi - pistoletën e tipit ,”Cervena zastava 99” dhe shtënë në të ndjerin K.L. nga një distancë rrethe 2-4 m, të cilin e godet disa herë në trup e njëkohësisht edhe i akuzuari H.L. shtënë disa herë në të ndjerin nga një distancë e afërt rreth 3-4 m, me pistoletën e tipit ,,M57,,. Pas këtyre veprimeve i akuzuari Sh.L. shtënë një herë me pistoletën e tij nga një distancë e afërt rreth 2-3 m, edhe në të dëmtuarin Flamur, të cilën e godet  duke i shkaktuar dëmtime ë rënda shëndetësore. Këso dore kryen veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 pika 11 lidhur me nenin 18 par.2 të KPRK-së.