Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga fshati Landovicë - Komuna e Prizrenit
11/10/2017

PRIZREN - 11.10.2017 - Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit   me iniciale L.L.   e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.10.2017 nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më datën 09.11.2017.

I pandehuri me iniciale L.L. dyshohet se nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, gjatë përfaqësimit apo kujdesit për interesat pasurore të personit tjetër, nuk përmbush detyrimet e tij ose i keqpërdor autorizimet e tij me qëllim që vetës apo personit tjetër ti sjell dobi pasurore të kundërligjshëm apo ti shkakton dëm personit interesat pasurore të cilat ai i përfaqëson ose pasuria e të cilit është nën kujdesin e tij, në atë mënyrë që i njëjti në cilësi të  bariut ka punuar në firmën e dhive  të  dëmtuarit S.K. dhe që nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 i ka shitur 51 copë dhi dhe 20 edha, të cilat i ka pasur nën mbikëqyrje, personave të ndryshëm.

Me këtë veprim i pandehuri  dyshohet se ka  kryer veprën penale keqpërdorim i besimit, nga neni 342 parag.1  të  KPRK-së.