Juristë gjermanë vizituan Gjykatën Supreme
19/10/2017
Prishtinë 19 tetor 2017 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, të enjten ka pritur në takim dymbëdhjetë juristë gjermanë, të prirë nga juristi shqiptar Dinor Kadrijaj, të cilët vizituan Gjykatën Supreme, në kuadër të qëndrimit të tyre pesë ditor në Kosovë.

Kreu i Supremes, i njoftoi juristët e rinj me historikun e sistemit gjyqësor në përgjithësi, dhe të Gjykatës Supreme në veçanti, që nga viti 1945 e tutje. Ai vuri theksin në gjendjen e pasluftës në Kosovë, e cila, në fushën e gjyqësorit rezultoi me shumë lëndë të pazgjidhura, shkatërrim të dosjeve gjyqësore dhe dokumentacionit të rëndësishëm e probleme tjera.

/GetDocument/6353

Tutje, kryetari sqaroi para studentëve gjermanë faktin se përgjegjësia më e rëndësishme e Gjykatës Supreme është dhënia e mendimeve juridike dhe qëndrimeve parimore, pasi përmes tyre bëhet unifikimi i zbatimit të ligjeve nga të gjitha gjykatat.

Në anën tjetër, juristët gjermanë, me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, u shprehen entuziast me mikpritjen që kanë gjetur në Kosovë, përfshirë Gjykatën Supreme. Mes tjerash, ata u interesuan edhe për shqyrtimin e lëndëve, prej nga u njoftuan se Gjykata Supreme është mjaft efikase, për faktin se është duke punuar në lëndë të vitit 2017.

/GetDocument/6354

Juristët, po ashtu shtruan pyetje edhe për perceptimin e gjyqësorit në vend, për strukturën e gjykatave, raportet me EULEX-in dhe çështje tjera me interes, për të cilat u informuan nga kryetari i gjykatës.

Në pritje të mysafirëve nga Gjermania, ishin edhe gjyqtarët Emine Kaçiku, Emine Mustafa, Beshir Islami si dhe bashkëpunëtorët profesional të gjykatës.