Kryetari Hyseni, po qëndron në vizitë studimore në Norvegji
09/11/2017
Oslo - 9 nëntor 2017 - Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, z.Bashkim Hyseni, si pjesë e një delegacioni të institucioneve të drejtësisë, po qëndron në Vizitë Studimore në Gjyqësorin e Norvegjisë Sistemi për Menaxhimin Informativ të Lëndëve për Gjykata dhe Prokurorim, e cila ka për qëllim mbështetjen e reformës gjyqësore në Ballkanin Perendimor.

Qëllimi i vizitës është që të asistohen/ndihmohen Udhëheqësit e Gjyqësorit që t’i kuptojnë aspektet më relevante të Sistemit për Menaxhim të Lendeve dhe mënyrën se si të avancojnë përdorimin e sistemit në funksionim të gjyqësorit; Çfarë kornize institucionale duhet të krijohet dhe cilat janë fazat që duhet të kalohen për ta bërë funksional një sistem të tillë. Kjo vizitë është. financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.