Përfaqësuesit e gjykatave,noterëve dhe regjistrit civil komunal diskutuan mbi zbatimin e ligjeve në fushën e të drejtave të trashëgimisë
10/11/2017

 Përfaqësuesit e gjykatave, noterëve dhe regjistrit civil komunal diskutuan dhe shkëmbyen praktikat më të mira nga këndvështrimi i institucioneve të tyre përkatëse mbi atë se si të adresojnë më së miri ndarjen gjinore në pronë dhe vështirësitë në zbatimin e ligjeve në fushën e të drejtave të trashëgimisë. Qëllimi i takimit ishte që të bashkohen përfaqësuesit e këtyre institucioneve të ndryshme për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e procedurave të trashëgimisë dhe ndikimin e tyre në të drejtat pronësore.