REAGIM NGA GJYKATA E APELIT E KOSOVËS
04/12/2017
Prishtinë, 04 dhjetor 2017 - Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lexuar më interesim të madh Raportin e Auditimit mbi Efikasitetin e Menaxhimit të Lëndëve Civile në gjykatat themelore, të hartuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Gjykata e Apelit thekson se disa nga të gjeturat e këtij raporti, janë edhe shqetësime permanente të kësaj gjykate dhe kryetarit Hasan Shala, për të cilat po punohet që të evitohen.

Gjithsesi, kjo gjykatë, dëshiron ta njoftoj opinionin publik se nuk qëndrojnë konstatimet e Auditorit sipas të cilave numri i lëndëve civile të kthyera në rigjykim është 62 %.

Në bazë të raporteve tona statistikore, rezulton se numri i lëndëve civile të cilat kthehen në rigjykim është dukshëm më i vogël, konkretisht 29 %.  Në 60 % të rasteve aktgjykimet e gjykatave të shkallës se parë vërtetohen, ndërsa pjesa tjetër ndryshohet