Shala: Gjykata e Apelit e Kosovës zgjidhi rreth 1 mijë e 200 lëndë më shumë se në vitin e kaluar
29/12/2017
Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, tha se institucioni që ai drejton, këtë vit, ka shënuar rritje të konsiderueshme të efikasitetit, duke zgjidhur rreth 1 mijë e 200 lëndë më shumë se në vitin paraprak.

 Sipas tij, numri i lëndëve të zgjidhura në vitin 2017, arrin në 11 mijë e 833 lëndë, shifër kjo më e larta që nga themelimi i gjykatës. Ndërsa potencoi se këto rezultate janë arritur, më pothuajse aq gjyqtarë sa në vitin e kaluar.

Përkundër kësaj, kryetari i Apelit theksoj se viti 2018 do ta gjej gjykatën më 12 mijë e 606 lëndë të pa zgjidhura, të trashëguara ndër vite, shumica e të cilave të lenisë civile.