Përfunduan praktikën një vjeçare shtatëmbëdhjetë praktikantë në Gjykatën Themelore në Ferizaj
29/12/2017
Ferizaj - 29 dhjetor 2017 - Kanë përfunduar praktikën një vjeçare shtatëmbëdhjetë (17) praktikantë në Gjykatën Themelore në Ferizaj. Praktikantët janë pritur nga kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Bashkim Hyseni, udhëheqësi i Departamentit për Krime të Rënda, gjyqtari Ibrahim Idrizi dhe administratori i kësaj gjykate Sejdi Sadiku. Me këtë rast kryetari Hyseni, ka falënderuar të gjithë kandidatët për vullnetin dhe angazhimin e treguar gjatë një viti të praktikës në gjykatë, duke theksuar se: “Praktika një vjeçare në gjykatë, do t’iu mundësoj rrugëtim të suksesshëm profesional në karrierën tuaj të mëtutjeshme prej juristi”.