Gjyqtari Mustaf Tahiri pranon mirënjohje nga OJQ AVONET
23/12/2017
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri njëherësh udhëheqës i Divizionit Penal në kuadër të Departamentit të Përgjithshëm, ka pranuar mirënjohje nga OJQ – AVONET, për kontributin e dhënë në rritjen e integritetit të gjyqësisë, krijimit të besimit tek sistemi i drejtësisë, realizmin e objektivave të gjykatës dhe përfundimin e proceseve gjyqësore në periudh sa më të justifikueshme kohore.