(45) praktikantë përfunduan praktikën në Gjykatën Themelore të Prizrenit
09/01/2018

Prizren –09.01.2018, Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha  ka pritur sot në takim praktikantët e kësaj Gjykate, të cilët kanë përfunduar praktikën njëvjeçare.

Me këtë raste Hoxha  i ka falënderuar praktikantët për punën dhe angazhimin e tyre maksimal  gjatë  kësaj periudhe, në këtë  institucion.

,, Ju falënderoj shumë për angazhimin e juaj efikas në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Me përkushtimin e juaj  maksimal, është rritur edhe efikasiteti , sa i përket punës së kësaj Gjykate.

Praktikantët janë  angazhuar nëpër Divizione të ndryshme në Gjykatë, ata kanë  qenë gjithmonë të gatshëm për ti kryer punët për të cilët kanë qenë të angazhuar, dhe përvoja që keni marrë për një vit në Gjykatë, do të ju shërbej gjithmonë në karrierën e juaj profesionale,,.

Kryetari Hoxha, u ka uruar suksese  praktikantëve në fushën profesionale.