Ministri i Drejtësisë së Kosovës dhe Kryesuesi i KGJK-së vizituan Gjykatën e Prizrenit
11/01/2018

Prizren – Me datën 11.01.2018, Ministri i Drejtësisë z. Abelard Tahiri si dhe Kryesuesi i KGJK, z.Nehat Idrizi vizituan Gjykatën Themelore te Prizrenit me ç ‘rast u pritën nga Kryetari i kësaj Gjykate z. Ymer Hoxha. Vizita kishte karakter pune.
Qëllimi i këtij takimi ka qenë thellimi i bashkëpunimit dhe avancimit të proceseve brenda përgjegjësive të ndërsjella si dhe për tu njohur me rezultatet e punës dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo Gjykatë.
Kryetari i Gjykatës themelore te Prizrenit z. Ymer Hoxha gjatë këtij takimi ka njoftuar ministrin Tahiri dhe Kryesuesin Idrizi për rezultatet, aktivitetet dhe sfidat e Gjykatës Themelore të Prizrenit. Njëra nga sfidat e kësaj gjykate është edhe numri jo i mjaftueshëm i gjyqtarëve, i bashkëpunëtorëve profesional dhe stafit administrativ, si dhe hapësirat e pamjaftueshme të gjykatës të cilat po e vështirësojnë dukshëm punën e kësaj Gjykate.
Përveç sfidave dhe rezultateve te punës si çështje qe u diskutuan në këtë takim ishte edhe procesi i reformimit legjislativ. ”Ne si gjykatë kemi dhënë disa propozime për tu amandamentuar Kodet Penale dhe disa ligje të natyrës civile pasi konsiderojmë se praktika gjyqësore ka treguar se disa dispozita janë ta pazbatueshme në praktikë.

Ne anën tjetër ministri i drejtësisë z. Abelard Tahir, si dhe kryesuesi z.Nehat Idrizi deklaruan se vizitën e tyre po e realizojnë me qellim që të njoftohen për se afërmi me kushtet në të cilat punon kjo Gjykatë dhe gjithashtu ta njoftojnë Kryetarin për mbështetjen e fuqishme në punën e tyre”.Realizimi i kësaj vizite është bërë me qëllim që ta informojmë Kryetarin se me procesin e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit presim kontributin e tyre që me të vërtet të bëjmë reforma të thella, ta fuqizojmë ligjin por gjithashtu të bartim edhe mesazh tek qytetarët e vendit se të gjithë qytetaret do të jenë të barabartë para ligjit”. Ndër të tjera Kryesuesi theksoi edhe bashkëpunimin e mirë  të gjykatave me Ministrinë e Drejtësisë dhe me KGJK, njëherë theksoi se ky vit do të jetë vit i sundimit të ligjit, rritjes së transparencës, llogaridhënies, efikasitetin dhe performancën e gjyqësorit. Sipas Kryesuesit Gjykata e Prizrenit është ndër gjykatat më efikase në Republikën e Kosovës dhe prandaj u bë edhe përzgjedhja e parë e vizitës në këtë gjykatë. Duke i ditur sukseset e kësaj gjykate, shpresoj se edhe ky vit do të jetë vit i suksesit dhe efikasitetit edhe më të madh.


Gjatë këtij takimi, u zhvillua debat shumë produktiv rreth fuqizimit të sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies.