Gjyqtari Hasan Sadiku, ka arritur moshën e pensionimit
12/01/2018
Gjyqtari Hasan Sadiku ka qenë Mbikëqyrës i Degës së Gjykatës Themelore në Novobërdë.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër:

Gjyqtari Hasan Sadiku diplomoi në Universitetin e Prishtinës në vitin 1978, ndërsa ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 1988.

Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Gjilan nga viti 1979-1981.

Më pas filloi punën si gjyqtar i Gjykatës Komunale deri në vitin 1989.

Nga viti 1989 e deri në 1990 ka qenë prokuror në Prokurorinë Publike Komunale në Gjilan.

Ndërsa në vitin 2000 përsëri është kthyer në pozitën e gjyqtarit, por kësaj radhe në Gjykatën e Qarkut deri në vitin 2012.

Nga data 01.01.2013. është emëruar dhe ka vazhduar të ushtoj detyrën e gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda deri në Tetor 2015, për të kaluar më pas si gjyqtar Mbikëqyrës në Degën e Novobërdës.

Mbikëqyrës i kësaj dege nga sot do të caktohet Ushtrues Detyre, gjyqtarja Emine Salihu.