Caktohet masa e paraburgimit ndaj katër të pandehurve
12/01/2018
Gjilan, 12 janar 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të pandehurve A.H., M.SH., V.K., L.O..

Të pandehurit, A.H., M.SH., V.K., shtetas të Republikës së Kosovës nga Komuna e Gjilanit, dyshohet se me dashje, në bashkëveprim dhe në mënyrë të organizuar, kanë kryer grabitje me forcë në kazino “Kajot” dhe po ashtu i pandehuri A. H. gjatë grabitjes ka përdor armën, duke kërcënuar punëtorin e kazinosë, e të cilën armë ia kishte shitur i pandehuri L.O.

Me këtë i pandehuri A. H. dyshohet se ka kryer veprat penale: grabitje, nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së.

Të pandehurit M.SH. dhe V.K. dyshohet kanë kryer veprën penale: grabitje, nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Ndërsa i pandehuri L. O. dyshohet ka kryer veprën penale: dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale, nga neni 33 lidhur me nenin 329 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Pas leximit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim që janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënim i lartë për këto vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.