Diskutohet çështja e mbrojtjes më efektive të pyjeve në Komunën e Ferizajt
17/01/2018
Ferizaj - 17 janar 2018 - Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj z. Bashkim Hyseni, sot (e martë) priti në takim pune z. Burim Bajrami - drejtor në Drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet e parandalimit të dëmtimit të pyjeve dhe masat të cilat duhet ndërmarrë me qëllim të ruajtjes së pyjeve. Kryetari i gjykatës z. Hyseni, me këtë rast njoftoi z. Bajrami se veprat penale që kanë të bëjnë me dëmtimin e pyjeve janë një ndër prioritetet e gjykatës dhe të përcaktuara edhe me planin dhe programin vjetor të gjykatës dhe si të tilla do të trajtohen me prioritet të veçantë.