U.D. së Kryetarit, Afrim Shala mban ligjëratë për praktikantët
30/01/2018
Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala ka mbajtur një ligjëratë me praktikantët e gjykatës, si dhe praktikantët që janë duke mbajtur praktikën tek avokatët në regjionin e Gjilanit.

Tema e ligjëratës këtë herë qenë “Organizimi i Sistemit Gjyqësor, Shqyrtimi Fillestar dhe Shqyrtimi i Dytë”.

Pas përfundimit të ligjërimit nga Shala, praktikantët kanë adresuar pyetje për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor të Kosovës.

Një fjalë hyrëse dhe përshëndetëse e ka mbajtur edhe Kryetari i Odës së Avokatëve për Regjionin e Gjilanit, Shemsedin Piraj.   

Aktivitete të tilla organizohen pothuajse çdo muaj në Gjykatën Themelore të Gjilanit, me qëllimin e vetëm që praktikantët të marrin sa më shumë dituri gjatë periudhës së mbajnë praktikën në gjykatë.