Në Gjykatën e Apelit përfunduan praktiken 25 juristë
31/01/2018
Prishtinë, 31.01.2018- Në Gjykatën e Apelit, sot kanë përfunduar punën praktike një vjeçare 25 juristë. Më këtë, ata kanë plotësuar kushtin ligjor për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës.

Në ceremoninë e organizuar lidhur më këtë rast, kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala, i ka falënderuar juristet e rinj për kontributin e dhënë në këtë institucion.

“Rritja e efikasitet gjatë vitit 2017, është meritë edhe e punës suaj, prandaj jam tepër mirënjohës për gjithçka që keni bërë në shërbim të këtij institucioni” , tha Shala.

Ai i garantoj ata, se Gjykata e Apelit do të vazhdoj t’i ketë dyert e hapura edhe pas kësaj faze, qoftë në rrugëtimin e tyre profesional ose atë shkencorë.

Gjykata e Apelit për çdo vjet angazhon praktikantë vullnetarë , të cilet perzgjidhen në bazë të një konkursi publik.