Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
01/02/2018

PRIZREN, 01.02. 2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarit me inicialet:

1.I akuzuari me iniciale K.K. nga Prizreni për shkak të veprës penale, vjedhje e rëndë në tentativë nga neni 327 par.1 nënparag.1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së, gjykohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

Sepse me datën 09.02.2017, në mesnatë në Prizren, në rrugën “Tirana” me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, tenton të merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit me iniciale T.B. në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e pronarit, me përdorimin e forcës thenë derën hyrëse të oborrit, më pas edhe derën e zyrës së auto-sallonit “Erber”, hynë në brendi të auto sallonit, demolon zyrën, nuk merr asgjë dhe largohet nga vendi i ngjarjes.