Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
02/02/2018

PRIZREN, 02.02. 2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal shpalli aktgjykim ndaj të akuzuarit me inicialet S.B.

1.I akuzuari me iniciale S.B. nga fshati Jeshkove, Komuna Prizreni për shkak të veprës penale, sulmi nga neni 187 par.3 të KPRK-së, gjykohet me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muajve.

Sepse me datën 30.09.2016, rrethe orës 15:00, në Prizren me dashje ka përdorur forcën ndaj të dëmtuarës (bashkëshortes) së tij me iniciale K.B., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje i njëjti fillimisht përdorë fjalë ofenduese ndaj të dëmtuarës, tenton ta godet të dëmtuarën duke e gjuajtur me gotë qelqi por nuk arrin ta godas, më pas ndërmerr veprimin e sulmit fizik.