Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
02/02/2018

PRIZREN, 02.02. 2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda shpalli aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve:

1.I akuzuari me iniciale N.P. nga Prizreni, për shkak të veprës penale, të vrasjes në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje pre 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 1000 (njëmijë) euro.

I akuzuari me iniciale L.K. nga Prizreni për veprën penale vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vjet, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Sepse me datën 11.01.2017, rrethe orës 17 me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin me iniciale I.K. në punëtorin e tij e cila gjendet në Prizren, me qëllim që mos të dëshmoj si dëshmitarë në një proces gjyqësorë.