Gjyqtari Burim Shala dekretohet për gjyqtar në Gjykatën e Apelit
22/02/2018
Gjilan – 22.02.2018 – Me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjyqtari Burim Shala dekretohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Gjyqtari Shala gjithashtu ka punuar gjyqtar në Divizionin Civil në Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër për gjyqtarin Shala:

Burim Shala ka punuar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan – Dega në Kamenicë.

Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2003, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2005.

Praktikën profesionale e kreu në Gjykatën Komunale në Kamenicë nga viti 2004 deri më 2005.

Dy vite më pas filloi punën si avokat deri në vitin 2010.

Ndërsa nga viti 2010 deri më 2012 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kamenicë.

Deri më tani ka punuar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil të Gjykatës Themelore të Gjilanit - Dega në Kamenicë, detyrë me të cilën u ngarkua në fillim të janarit 2013.