Ndërpritet masa e paraburgimit ndaj tre të akuzuarve
26/02/2018
Prishtinë, 26.02.2018- Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarve A.A., F.K. dhe E.H., të cilët do mbrohen në liri.

Këta të tre, se bashku më të akuzuarën A.B., po akuzohen nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste” nga neni 136 paragrafi 1. lidhur më nenin 135 paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7., e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kolegji Penal i kësaj gjykate, duke vendosur lidhur më ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ankesat e mbrojtësve të akuzuarve, të paraqitura kundër aktgjykimit të shkallës së parë, sot më 26.02.2018, vendosi edhe për çështjen e paraburgimit, ndaj të akuzuarve, dhe vlerësoj se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore që ata të qëndrojnë në paraburgim.

Ky aktvendim ka të bëjë vetëm me ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Gjykata brenda afatit ligjor, do bëjë publike edhe vendimin e saj lidhur më ankesat e palëve kundër aktgjykimit.