Në Gjykatën e Apelit, filluan punën 5 gjyqtarë të rinj
05/03/2018
Prishtinë, 05.03.2018 - Në Gjykatën e Apelit, të hënën kanë nisur punën 5 gjyqtarë të rinj.

Në ditën e parë të punës, të sapo emëruarit i priti kryetari i Hasan Shala. Ai tha se ardhja e tyre, paraqet lajm të mirë për gjykatën, pasi që do të ndikoj direkt në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pa zgjidhura.

Gjyqtari Afrim Shala, do të punoi në Departamentin për të Mitur. Gjyqtarja Delushe Halimi në atë administrativ. Ndërsa gjyqtarët Burim Shala, Lumni Sallauka dhe Valon Totaj, në Divizionin Civil, të Departamentin e Përgjithshëm.

Gjykata e Apelit aktualisht ka 41 gjyqtarë. Numri i lëndëve të pa zgjidhura është mbi 12 mijë.