Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit B. A.
13/04/2018
Gjilan, 13 prill 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit B. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri B. A. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se me datë 11.04.2018, pas një mosmarrëveshje ka therë me thikë të dëmtuarin G. K., i cili më pas është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këto veprime i pandehuri B. A. dyshohet se ka kryer veprën penale: vrasje në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.