Gjykata Themelore e Prizrenit priti për vizitë vajzat anëtare të Asamblesë së Fëmijëve të Komunës së Prizrenit
20/04/2018

Sot me datën 20.04.2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit priti për vizit vajzat anëtare të Asamblesë së Fëmijeve të Komunës së Prizrenit për nder të ditës së vajzave, ku u pritën nga Zëdhënësja e Gjykatës, z. Afërdita Kicaj. Me këtë rast, fëmijët u njoftuan me strukturën e gjykatës si dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.

Pas prezantimit fillestar, vijoi diskutimi i hapur me fëmijët. Cështjet për të cilat ato u interesuan më shumë kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve, dhe kohëzgjatjen e dënimit me burg për të mitur. Ndër të tjera, u diskutua edhe mbi të drejtat e femrave me theks të veçant përfshirjen e tyre në trashëgimi.

Fëmijët paten rastin ta shohin objektin e gjykatës , sallat ku mbahen seancat gjyqsore, ku fëmijët shprehën interesimin e tyre për pjesmarrje në seancat gjyqësore te hapura për publikun. Gjykata vazhdon bashkëpunimin me të gjitha Institucionet, Shkollat, Universitetet dhe OJQ-të.