Premtohet bashkëpunim më i madh mes dy institucioneve
23/04/2018
Gjilan - 23.04.2018 - Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, ka pritur gjatë ditës së hënë Shefin e Sektorit Rajonal të Hetimeve, Nënkolonel Remzi Azemi dhe Komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Major Alban Ramushi.

Me rastin e marrjes së detyrës së re nga kryetari Azizi, drejtuesit e Stacionit Policor në Gjilan, i kanë uruar sukses në marrjen e mandatit.

Në këtë takim u bisedua gjithashtu për zbatimin e urdhëresave të gjykatës dhe çështje të tjera teknike.

Dakordim i të gjithëve ishte që ky bashkëpunim mund të avancohet edhe më shumë.