Prioritet do të kenë lëndët me kontrabandim të mallrave
24/04/2018
Gjilan - 24.04.2018 - Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, ka pritur gjatë ditës së martë Udhëheqësin e Zyrës së Brendshme të Doganave në Gjilan, Bedri Abdyli dhe Udhëheqësen e Njësitit për Procedurën me Ndikim Ekonomik, Zijavere Keçmezi - Rexhepi.

Këta të fundit kanë kërkuar nga kryetari i gjykatës, që lëndët që kanë të bëjnë me kontrabandim të mallrave të kenë më shumë prioritet.

Me këtë rast, Kryetari Azizi kërkojë nga zyrtarët e doganave që me një shkresë zyrtare të i drejtohen gjykatës, për cilat lëndë bëhet fjalë, njëherët duke ju premtuar që këto lëndë do të kenë prioritet më të lartë.

Udhëheqësit e doganave, i kanë uruar sukses Kryetarit Azizi marrjen e mandatit të ri.