Pritet të ketë një bashkëpunim më të mirë
03/05/2018
Gjilan - 03.05.2018 - Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit Ramiz Azizi, ka pritur gjatë ditës së enjte Dekanin e Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”, Gëzim Tosuni, Prodekanin Xhevat Sopi dhe Profesorin Lulzim Rashiti.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe Fakultetit Ekonomik.

Drejtuesit e këtij fakulteti ofruan gatishmërinë për kryerjen e ekspertizave financiare për gjykatën.

Kryetari Azizi mirëpriti këtë gatishmëri, pasi siç tha ai kryerja e ekspertizave në kohë, mundëson edhe kryerjen e lëndës më shpejtë.

Gjithashtu u diskutua edhe për mundësinë e mbajtjes së praktikës edhe nga ana e studentëve në Gjykatën Themelore të Gjilanit, për të parë nga afër menaxhimin e financave publike.