Udhëzimet për zhvillimet buxhetore 2019
08/05/2018

Prizren, 08.05. 2018. Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit z. Ymer Hoxha, priti në një takim, ekspertët e buxhetit nga projekti JSSP-së James D.Gingerich (Drejtor ), John Ferry ,zyrtaret e KGJK-së (përfaqësues të Buxhetit, të Financave dhe të Burimeve Njerëzore), pjesëmarrës ishin administratori i gjykatës, zyrtari i financave, zyrtari i personelit dhe anëtarë tjerë të stafit administrativ. Qëllimi i këtij takimi ishin Udhëzimet për zhvillimet buxhetore 2019. Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vënë në funksion përdorimin e buxhetit strategjik dhe të bazuar në përformancë përgjatë zhvillimit dhe parashtrimit të kërkesave buxhetore për secilën gjykatë në përgatitjen e kërkesave buxhetore për vitin 2018. Gjykata janë udhëzuar që të i bazojnë kërkesat e tyre buxhetore në prioritet strategjik për reduktimin e vonesave dhe avancimin e transparencës së procedurave gjyqësore si dhe rritjen e besimit të publikut. Procesi i zhvillimit të buxhetit këtë vit sërish do të mbështetet në prioritete strategjike të përcaktuara nga KGJK-ja, njëkohësisht do të iu mundësoj gjykatave identifikimin e prioriteteve strategjike që janë unike për situatën e tyre. Gjykata do të i identifikojnë caqet e përformancës sipas atyre prioriteteve.

Zyrat e KGJK-së për Buxhet dhe Burime njerëzore në bashkëpunim me projektin JSSP të USAID-it do të sigurojnë gjykatave ndihmë teknike të drejtpërdrejt në zhvillimin e kërkesave tyre buxhetore.