Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Komuna e Suharekës
17/05/2018

PRIZREN - 17.05.2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.D.i njohur edhe si I.B. nga fshati Tërnje, Komuna e Suharekës për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje në shtytje nga neni 178 lidhur me nenin 32 par.3 të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 2 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do të llogaritet nga koha e arrestimit prej datës 15.05.2018, nga ora 16:00, e cila do të zgjasë deri me datën 15.06.2018.

Sepse me datën 01.01.2018,e në vazhdimësi, në Prizren, i pandehuri me iniciale të lartshënuara, me qëllim të privimit nga jeta të personit tjetër, përkatësisht të dëmtuarit me iniciale P.TH., me dashje e shtytë personin tjetër që të kryej vepër penale, saktësisht e shtytë personin me iniciale N.N., që me armë të zjarrit të kryej vrasjen e të dëmtuarit me iniciale P.TH., në kompensimin e një shume të holla prej 20.000 (njëzetmijë) euro, për qëllime të hakmarrjes rrethe mos pagimit të një borxhi që i ka i dëmtuari të pandehurit.