Caktohet masa e paraburgimi ndaj të pandehurit G. B.
25/05/2018
Gjilan, 25 maj 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G. B., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri G. B. shqiptar nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se me datë 24.05.2018 në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B., në atë mënyrë që të njëjtin e godet fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë edhe pse kishte marr plagë të rënda.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.