Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
28/05/2018

PRIZREN, 28.05. 2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale SH.Q. nga Prizreni, dhe e ka shpallur fajtor për shkak se ka kryer veprën penale vjedhje nga neni 325 parag.1. të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 300 (treqind) euro .

Sepse me datën 24.03.2017, rrethe orës 13.25 minuta në Prizren me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër , merr pasurinë e të dëmtuarit me iniciale O.O, në atë mënyrë që i dëmtuari kishte lënë biçikletën e tij, para derës në korridorin e banesës në katin e tetë ku edhe banon, me këtë rast i pandehuri shkon në katin e tetë merr biçikletën e të dëmtuarit dhe duke zbritur shkallëve, në katin e dytë kapet nga mirëmbajtësi i banesës.