Kthehet në rigjykim çështja ndaj tre të akuzuarve
30/05/2018
Prishtinë, 30.05.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka anuluar aktgjykimin e shkallës se parë në rastin e të akuzuarve B.K.,I.D., dhe E.H. Çështja i është kthyer gjykatës se njëjtë në rigjykim dhe rivendosje.

Vendimi u mor, pasi kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, aprovoi ankesat e palëve, por edhe sipas detyrës zyrtare.

Gjykata Themelore në Prishtinë, tre muaj më parë, i kishte shpallur fajtor  të akuzuarit B.K. dhe I.D., për shkak të veprës penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje” nga neni 422 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”. Ndërsa të akuzuarin E.H.  për “Prodhim i ndaluar”  nga neni 306 par. 1 të KPRK-së.  Dy të parët ishin dënuar me nga gjashtë muaj burgim.  I akuzuari E.H.  më 10 mijë euro gjobë.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të mbrojtësve të akuzuarve janë të bazuara, por, duke vepruar edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i ankimuar duhet anuluar, ngase, i njëjti është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 par. 1 nën par. 12 e lidhur me nenin 370 të Kodit të Procedurës Penale