Refuzohet ankesa e prokurorisë në rastin e të pandehurit R.B.
05/06/2018
Prishtinë, 04.06.2018 - Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 03.04.2018.

Me anë të këtij aktvendimi, gjykata themelore e ka hudhur poshtë aktakuzën e prokurorisë dhe e ka pushuar procedurën penale, ndaj të pandehurit R.B., për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, nëparagrafi 2.1, 2.2 dhe 2.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Vepër të cilën dyshohet ta ketë kryer në cilësi të kryetarit të Komunës së Malishevës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë, nuk janë të bazuara, ngase gjykata e shkalles se parë më të drejtë ka marrën aktvendim për hudhje të aktakuzës dhe se arsyet e dhëna për mungesën e provave i aprovon edhe kjo gjykatë.