Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për të pandehurin G.B.
06/06/2018
Prishtinë, 06.06.2018- Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit G.B.

Në këtë mënyrë, Apeli ka refuzuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 25.05.2018

G.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.4 , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, pasi që me datë 24.05.2018, në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.