Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Tirana R.Shqipërisë
07/06/2018

PRIZREN - 06.07.2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale J.M. nga Tirana R. Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhënia e ryshfetit nga neni 429 par.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do ti llogaritet prej datës së arrestimit 05.06.2018, nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri me datën 04.07.2018.

Sepse me datën 05.06.2018, rrethe orës 07.55 minuta, në pikën kufitare të Vërmicës, Shqipëri-Kosovë në mënyrë të drejtpërdrejt ofron personit zyrtar përfitim pasuror në mënyrë që i njëjti të veproj ose të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që gjatë kalimit të pikës doganore duke drejtuar automjetin e tipit “Ford Tranzit” në brendësin e të cilit ka pasur edhe tre pasagjerë në momentin kur zyrtarit policor ia ka dorëzuar dokumentet personale të udhëtarëve dhe dokumentet e automjetit, në librezën e qarkullimit të automjetit i ka futur 10,00 (dhjetë) euro dhe ka kërkuar nga zyrtari policor që ta lejoj hyrjen e tij në Kosovë pa e regjistruar ngase nuk ka poseduar dokument valid të udhëtimit dhe ka pasur ndalesë që 5 vite mos të hyjë në Kosovë.