Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
13/06/2018

PRIZREN, 13.06. 2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale I.Z. F.B., B.H. , I.I. , G.B. nga Prizreni, Zyrtar Policor pranë Policisë Kufitare në Vërmicë, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 198 para.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, në mungesë të provave është shpallur i pafajshëm

ndërsa të akuzuarit e tjerë me iniciale I.I. , nga fshati Bordosan- Komuna e Dragashi, F.B. ; B.H. ; dhe G.B. nga Prizreni , gjykata i ka shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 4 (katër) muajve i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 1(një) viti.

Sepse me datën 05.04.2015, rrethe orës 21.35 minuta në pikën kufitare, në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, në bashkëveprim si persona zyrtarë duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tyre, i keqtrajtojnë, i frikësojnë, ose i fyen rëndë dinjitetin e personave tjerë.