Një (1)muaj caktohet masa e paraburgimit
13/06/2018

PRIZREN - 13.06.2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale E.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.2 e lidhur me nenin 1 të KPRK-së, falsifikimi i parasë nga neni 302 par.5 e lidhur me par.2 të KPRK-së, dhe fajdeja nga neni 343 par.3 e lidhur me para.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit prej një (1) muaji do ti llogaritet prej kohës së arrestimit datë 11.06.2018, nga ora 20:10 min. dhe do të zgjasë deri me datën 11.07.2018.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshimi i bazuar se i pandehuri me iniciale E.M. ka kryer veprat penale të cekura më lart, i cili dyshim vërtetohet edhe nga provat të cilat janë mbledhur deri në këtë fazë të procedurës, e posaçërisht nga provat materiale të datës 11/12.06.2018, procesverbali mbi bastisjen e banesës dhe personave të dyshuarit E.M. nga policia me dt. 11.06.2018, në të cilën janë gjetur granata dore, municion, armë, pranga, sprej, një elektroshok, një shufër metalike, para të falsifikuara të apoenave të ndryshme 50, 100, 200 dhe 500 euro( në shumën e përgjithshme prej 236.150 ) euro.