I caktohet masa e paraburgimit të miturit G. G.
21/06/2018
Gjilan, 21 qershor 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I mituri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Komunën e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme, Komuna e Gjilanit, duke i marr shumën prej katërqind (400) Euro nga kjo kasafortë.

Me këtë veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.