Gjykata e Apelit vendosi në çështjen e të akuzuarit Sh.K.
01/10/2018
Prishtinë, 01.10.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuara ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në çështjen e të akuzuarit Sh.K.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i datës 23.03.2018, është vertetuar.

Me anë të këtij aktgjykimi Sh.K., është liruar nga akuza për shkak të veprave penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 141 Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor fetar apo etnik” nga neni 147 i këtij kodi, si dhe veprës penale “Shmangia nga tatimi” sipas nenit 313.

Gjykata e Apelit gjen se aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se nuk ka as shkelje te ligjit penal.