Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Prizreni
03/10/2018

PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.H. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje nga neni 185 parag.4 të KPRK-së, në bazë të nenit 187 parag.1 nën parag.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2. dhe 1.2.3 të KPP-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.10.2018 dhe do të zgjasë deri më datën 01.11.2018.

Sepse me datë 30.09.2018, rrethe orës 16:50 minuta, në Prizren, saktësisht në shtëpinë e tij familjare, i pandehuri seriozisht i kanos të dëmtuarit (prindërit e tij) me fjalë vepra dhe gjeste se do të ju shkaktoj një të keqe, në atë mënyrë që pasi fillimisht i dëmtuari fjaloset me të pandehurin sepse i njëjti kishte shkuar tek lokali i vëllait, nga kjo i pandehuri fillon të bëhet agresiv, fillon ti ofendon të dëmtuarit, më pastaj merr një mjet të rrezikshëm ”tërfurk” dhe me të donë ti sulmoj, por të dëmtuarit hyn brenda në shtëpi dhe e mbyllin derën, pas kësaj i pandehuri merr një sopat dhe me të njëjtën tenton ta thyej derën e shtëpisë, duke i parë veprimet e të pandehurit, i dëmtuari e lajmëron policinë, me të kuptuar i pandehuri se kanë njoftuar policinë i kanos me fjalë me ç’rast tek të dëmtuarit ka shkaktuar frik, ankth dhe pasiguri për jetën e tyre, duke pasur parasysh faktin se i pandehuri edhe më herët ka pasur sjellje të këtilla të përsëritura ndaj të dëmtuarve, raportet mes tyre janë të acaruara, këto rrethana dhe fakte e arsyetojnë dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tij në liri i njëjti mund të përsërisë veprën penale, andaj në këtë fazë të zhvillimit të procedurës, caktimi i paraburgimit është i bazuar dhe ai arsyeshëm.