Dyzet (40) ditë caktohet masa e paraburgim ndaj të pandehurit nga Tirana – Republika e Shqipërisë
08/10/2018

PRIZREN - 08.10.2017 - Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej dyzet (40) ditë ndaj të pandehurit me iniciale J.SH. nga Tirana – Republika e Shqipërisë, për shkak të veprës penale kontrabandim me migrant nga neni 170 para.1.të KPRK-së, vepër kjo e paraparë edhe me Kodin Pena të shtetit të Maqedonisë e cila masë do të llogaritet prej datës së ndalimit 06.10.2018, nga ora 09:00 minuta, e gjerë me datën 15.11.2018.

Për shkak të dyshimit të bazuar se gjatë vitit 2016-2017 është marrur me kontrabandim me migrant duke organizuar grupe për dërgim nga Republika e Shqipërisë përmes Maqedonisë për në Greqi me ç’ rast ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, për një person prej 1.500 deri në 2.000 euro, andaj është duke u kërkuar nga autoritetet Maqedonase përmes urdhër arrestit Ndërkombëtar.