“Me datë 18.10.2018, rreth orës 12:45, në Stacionin e Autobusëve në Pejë, me dashje i shkakton lëndime të lehta trupore të miturit J.U, në atë mënyrë që pasi i mituri A.R kishte pas një fjalosje më herët në klasë me të dëmtuarin J. ditën kritike i mituri thërret të pandehurin që të vie në vendin e lartcekur, e pasi i pandehuri vjen, i njëjti menjëherë fillon ta grushtoj të dëmtuarin me ç’rast i shkakton lëndime trupore”
Me këto veprime i pandehuri L.E dyshohet se ka kryer veprat penale lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1 nënpar. 1.4 të KPRK-së.
Gjykata pas vlerësimit me kujdes të provave konstatoj se kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit është e pabazuar dhe nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me ligj për caktimin e paraburgimit.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.