Një (1) muaj paraburgim për të dyshuarin nga Tirana,Republika e Shqipërisë
10/10/2018

PRIZREN – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.XH. nga Tirana Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 para.1 të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 08.10.2018 prej orës 23:20 dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2018.

Sepse me datën 08.Tetor.2018, rrethe orës 23:20 minuta, në pikën kufitare të Vërmicës pa autorizim ka poseduar me qëllim të shitjes substancën narkotike e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, në atë mënyrë që substancën narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme prej 190.63 gram e ka fshehur në trupin e tij të mbështjell me një najlon e të cilën Policia Kufitare e ka gjetur gjatë kontrollit të trupit të tij derisa ishte duke udhëtuar me autobus në linjen Tiranë-Prishtinë.