Kthehet ne rigjykim rasti kunder të akuzuarit N.P.
17/10/2018
Prishtinë, 17.10.2018 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë në rastin e të akuzuarit N.P.

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Pejë i datës 06.03.2018, është anuluar dhe lënda i është kthyer se njëjtës në rigjykim dhe rivendosje.

Me anë të këtij aktgjykimi, i akuzuari në fjalë është liruar nga akuza për veprën penale: “Vrasje e rende” nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.4 dhe 1.12 e Kodit penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa është shpallur fajtor për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 374 i këtij kodi, për të cilën ishte dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim.

Kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka gjetur se pretendimet ankimore lidhur me vërtetimin jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike, janë të bazuara, ngase provat e administruara, nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë, prandaj edhe vlerësimet qe ka nxjerrë gjykata e shkalles se parë janë të gabuara.