Gjykatën Themelore në Pejë e vizituan një grup i studentëve të Fakultetit Juridik “Haxhi Zeka” - Pejë
23/10/2018
Sot, Gjykatën Themelore në Pejë, e vizituan studentët e vitit të katërt të Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, vizitë kjo e organizuar në kuadër të Klinikave Juridike Penale të programit të USAID Justice Matters Activity.

Qëllimi i kësaj vizite ishte ndjekja e një seance gjyqësore në çështje penale, me qëllim të njoftimit me rrjedhën e seancave gjyqësore dhe zbatimin e ligjit në praktikë.

Studentët u pritën nga zëdhënësja e kësaj gjykate Tringa Zhuti, e cila fillimisht prezantoj  strukturën e gjykatës, i njoftoj studentët me punën që bënë gjykata, duke i prezantuar objektin e gjykatës dhe punën që bënë secila zyre, përfshirë zyrat qendrore për menaxhimin e lëndëve si civile ashtu edhe penale, zyrën përmbarimore dhe sallat e gjykimeve.

 Në kuadër të vizitës, studentët patën mundësi të ndjekin një seancë fillestare ku pas seancës studentët i parashtruan pyetje gjyqtares së rastit e cila shprehi gatishmërinë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të parashtruara.

Në këtë takim ishin 14 studentë të Fakultetit Juridik në Pejë, Koordinatori i Klinikës Juridike në Pejë dhe praktikantja e Zyrës së Klinikës Juridike Penale në kuadër të programit të USAD-it.

Gjykata do të vazhdoj traditën e bashkëpunimit me qytetarët dhe me studentët e qytetit dhe të rajonit.