Gjykata Themelore e Prizrenit shpall aktgjykim dënues
06/11/2018

PRIZREN, 06.11. 2018 - Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale D.A. nga fshati Sojevë, Komuna e Ferizajt për shkak se ka kryer veprën penale rrezikim i trafikut publik nga neni 378 para.9 lidhur me par.6. të KPRK-së.

Të akuzuarin me iniciale D.A. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 8 (tetë)muaj, si dhe dënimin plotësues i merret leja e vozitjes vetëm për kategorinë e automjeteve “CE” dhe i ndalohet kryerësit marrja e lejes së re për këtë kategori të automjeteve në kohëzgjatje prej 2 (dy) vitesh, pas vuajtjes së dënimit dhe pas skadimit të afatit të caktuar nga gjykata kryerësi mund të marrë leje të re të vozitjes të kësaj kategorie sipas kushteve të përgjithshme të parapara për marrjen e lejes përkatëse për vozitje, për këtë kategori.

Sepse me datën 10.12.2017, rrethe orës 04.55 minuta në fshatin Krusha e Vogël, Komuna e Prizrenit, duke shkel ligjin mbi trafikun Publik, vepron në kundërshtim me nenin 49 lidhur me nenin 54 të Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik aq sa vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë në atë mënyrë që duke drejtuar automjetin transportues kamionin e markës “Kenworth” , kur arrin në vendin kritik ndërmerr veprime për të lëvizur prapa (rikverc) pa u siguruar që mund të rrezikoj pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, në atë mënyrë që ndërpret rrugën shiritin lëvizës të veturës “VW Golf 5” i cili në ato momente ishte duke lëvizur nga Prizreni në drejtim të Gjakovës, në shiritin e vet qarkullues, dhe në këtë mënyrë vije deri te goditja e automjetit me kamionin, ku kamioni godite në boshtin e rrotave të pasme të kokës tërheqëse, në anën e majtë, ku si pasoj drejtuesi i automjetit “VW Golf 5” me iniciale A.E. si dhe pasagjeri i tij me iniciale G.G. nga lëndimet e marra trupore ndërrojnë jete në vendin e ngjarjes, ku vdekja është konfirmuar nga mjeku kujdestar i Emergjencës në Prizren.