Vizita e studentëve të Universitetit ,,Ukshin Hoti,, në Gjykatën Themlore të Prizrenit
07/11/2018

Me datën 07.11.2018, në orën 12:00 , Gjykatën Themelore të Prizrenit e vizituan studentet e vitit të parë të fakultetit juridik të Universitetit “Ukshin Hoti”, të Prizrenit.

Vizita kishte për qëllim njohjen më për së afërmi të punës që bënë kjo gjykatë dhe me punën e gjyqtarëve brenda departamenteve të ndryshme.

Studentët u pritën në njërën nga sallat e gjykimit ku u prezantua struktura e gjykatës, punën që bënë gjykata, sfidat dhe bashkëpunimin e gjykatës me qytetarët, mënyrën e komunikimit dhe mjetet e zhvilluara për krijimin e një lidhje më të mirë me publikun ku edhe vazhduan me diskutimet e hapura. Ndër të tjera u diskutua për të rejat që ka sjell reformimi i sistemit gjyqësor, mundësit për takime direkt me Kryetarin e Gjykatës dhe pjesëmarrjen në seanca gjyqësore të hapura për publikun.

Në pjesën e dytë të takimit, nxënësit patën mundësi të njihen me objektin e gjykatës, me punën që bënë secila zyre, me sallat e seancave gjyqësore, dhomën e dëshmitarëve dhe materialet informuese të gjykatës.

Gjykata do të vazhdoi traditën e bashkëpunimit me qytetarët, Universitetet me Shkollat e qytetit dhe të rajonit.